FTESE PER MARRJE AMBIENTESH ME QIRA

Lënda: Kërkesë për marrje me qira të ambienteve për magazinim materialesh.

Drejtuar: Shoqërive tregtare, agjencive imobiliare, personave fizikë apo individëve që kanë në pronësi ose administrim ambiente të përshtatshme për t’i dhënë me qira.

Në zbatim të nenit 7, të ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), kërkesës me nr.prot 26/3 dt 01.03.2023 dhe nr.prot 2468 dt 16.08.2023 për nevojën për marrje me qira të ambienteve për magazinim Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, anuluar me nr.prot 2468/4 rishpall njoftimin për zhvillimin e procedurës për marrje ambienti me qira për magazinimin e materialeve të nndryshme të prokuruara të Universitetit.

Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.

a) Prona /Ambienti duhet të ketë çertifikatë pronësie.

b) Duhet të ndodhet në territorin e zonës së Qendrës së Shkodrës në mënyrë që punonjësit të kenë aksesin e lehtë me ambientin e institucionit të Universitetit

d) Të ketë tualet, ndricim të përshtatshëm, ujë dhe internet. Ambientet duhet të kenë furnizim me ujë dhe energji elektrike 24/7 dhe të jenë të pajisur me matës të dedikuar të ujit dhe energjisë elektrike.

e) Aspirim artificial ose natyral;

f) Kondicionim;

Sipërfaqja e ambientit të jetë 80-100 m2

1. Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:

• Kërkesa e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;

• Fotokopje e noterizuar e çertifikatës së pronësisë dhe kartelës së pasurisë;

• Përshkrim i gjendjes së ambientit.

• Fotokopje e kartës së identitetitt të ofertuesit qiradhënës.

• Ekstrakti QKR-së (nëqoftëse është subjekt tregtar).

• Të mos ketë detyrime të prapambetura (të energjis elektrike,ujë, internet)

• Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë.

• Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nën shkrimit të saj nga Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi” (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

• Kohezgjatja e qerase do te jete nje vit nga momenti i lidhjes se qerase.

· Pagesa e qirasë do bëhet çdo muaj në llogarinë në lekë të qiradhënësit, brenda datës që palët do të bien dakord në kontratën me shkrim, kundrejt lëshimit të faturës tatimore elektronike për subjektet tregtare. Në rast se qiradhënësi është individ dhe nuk mund të lëshojë faturë tatimore, pagesa e detyrimeve do të kryhet nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në përputhje me legjislacionin në fuqi për taksat dhe tatimet dhe shuma e detyrimeve do ti zbritet qiradhënësit nga vlera e qirasë.

· Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike, ujit dhe internetit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

• Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda dates 20/11/2023 në Protokollin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Dokumentacioni i kërkuar mësipër duhet të jetë i futur në një zarf jo transparent, të mbyllur, të vulosur dhe të firmosur me emrin dhe adresën tuaj. Mbi zarf duhet të jetë shënuar ofertë për marrje me qira, ambjent magazine për USH në adresën “Sheshi 2 Prilli, Shkodër”.

2. Oferta fituese do të jetë:

• Oferta e cila ,në bazë të kritereve dhe kërkesave të përcaktuara në “Njoftimin për Publikim ”ose “Website-in Zyrtar” plotëson kërkesat e Autoritetit Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes me cmimin më të ulët.

• Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimin për Publikim” ose "Website-in Zyrtar” nga Autoriteti Kontraktor për objektin e kontratës së qiramarrjes, të shpallur në faqen e institucionit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

 

Administratori

Admir Uruçi

FTESE_PER_MARRJE_AMBIENTESH_ME_QIRA.pdf