Ftese per konkursin e Bankes se Shqiperise

Ftesë për Konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024”

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2023 – tetor 2024, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.

 Çmimet e konkursit

Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme: 

1. Çmimi i parë 250.000 lekë

2. Çmimi i dytë 200.000 lekë

3. Çmimi i tretë 150.000 lekë

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2024.

Rregullat e pranimit (kliko)

Mirësevini në faqen e Bankës së Shqipërisë

Mirësevini në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë

www.bankofalbania.org