Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (DBU) ofron Fellowship në Gjermani për një periudhë kohore nga 6 deri në 12 muaj për:
-
studentët aktualë të doktoraturës (PhD),
-
studentët e Master që diplomohen këtë vit,
-
të diplomuarit Master (brenda 5 viteve të fundit),
nga të gjitha disiplinat akademike.
Ky program Fellowship u jep mundësinë aplikantëve të zhvillojnë më tej njohuritë e tyre profesionale në një nga vendet lidere të Bashkimit Europian.
🔗 Më shumë info rreth programit:
👉 https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/
📝 Aplikimi bëhet online, duke u regjistruar me username dhe password:
👉 https://cms.dbu.de/2602.html
📑 Dokumentet e nevojshme për aplikim:
-
Projekt-propozim në anglisht (max. 3 faqe A4 – shihni FAQ në linkun e informacionit për strukturën);
-
Letër rekomandimi në anglisht (1 faqe A4, nga një Profesor, Punëdhënës ose Dr.);
-
Listë notash dhe diplomat në anglisht (të paktën një diplomë të jetë marrë në Shqipëri ose në një nga shtetet e Europës Qendrore/Lindore);
-
CV në anglisht;
-
Njohuri të gjuhës angleze (gjuha gjermane nuk është e domosdoshme).
🟩 Programi ofron:
-
Pagesë mujore 1350 Euro (pa taksa);
-
Sigurim shëndetësor;
-
Kurs intensiv i gjuhës gjermane (muaji i parë në Gjermani);
-
Asistencë për gjetjen e institucionit pritës (universitet, institut kërkimor, kompani, OJF, etj.);
-
Kohëzgjatje 6 deri në 12 muaj, sipas dëshirës dhe ecurisë;
-
Mundësi për Alumni Fellowship prej 3 muajsh pas përfundimit të programit.
📅 Afatet e aplikimit:
-
5 Shtator 2025
-
5 Mars 2026
📬 Për çdo pyetje, kontaktoni:
Aleksandër Peqini
Koordinator i programit CEE-DBU Fellowship për Shqipërinë
✉️ aleksander.peqini24@gmail.com