Call4Elegants

Në kuadër të projektit E-le.g.a.n.t.s. (e-learning Gamified and Networked Training for Startupper) financuar nga Programi Erasmus+ dhe që synon të mbledhë ide dhe zgjidhje inovative dhe efektive mbi përdorimin e teknologjive dhe metodologjive në zhvillim në Industritë Kulturore dhe Kreative (ICC), shpallet  thirrja për Ide “Call4Elegants”.

Për të mësuar më shumë se si të merrni pjesë në thirrje dhe të gjitha informacionet e dobishme, partnerët e projektit organizojnë online ditën e hënën, 26 shkurt në orën 15:00 (CET), një webinar informativ për të gjithë studentët e interesuar për të prezantuar idenë e tyre.

Konkretisht do të përshkruhen modalitetet e pjesëmarrjes dhe çmimet për start-up-et fitues!

Pjesëmarrja në webinar do të bëhet në platformën Cisco Webex dhe do të jetë e aksesueshme në lidhjen e mëposhtme duke përdorur fjalëkalimin: elegants

https://iuline.webex.com/webappng/sites/iuline/meeting/info/6e76cd58e89e8a776f5e6a63ea725f3e

Ftohen të gjithë studentët të marrin pjesë.