Bisedë me Stefano Romanon | 25.09 | 18:00 | Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Stefano Romano, artist pjesëmarrës në ekspozitën Homeward do të flasë ditën e enjte mbi strategjiatë e ndërhyrjes në hapësirën publike duke ofruar një reflektim kritik mbi praktikat artistike duke analizuar metodat, gjuhët dhe strategjitë e ndërhyrjes që riformulojnë marrëdhënien midis artit, komunitetit dhe qytetit. Romano do të fokusohet në mënyrat se si arti mund të ndikojë në mënyrën se si ne e perceptojmë imazhin e qytetit dhe proceset e tij të transformimit urban dhe shoqëror.
Mbi artistin:
Stefano Romano (1975, Napoli, Itali) është artist, kurator dhe studiues, praktika e të cilit eksploron kontradiktat e realitetit bashkëkohor, shpesh përmes arkitekturës, hapësirës urbane dhe dinamikës sociale.
Romano punon me performancën, instalacionin, videon, fotografinë, vizatimin dhe ndërhyrjet e përkohshme.
Jeton në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash dhe është bashkëthemelues i T.I.C.A. (Instituti i Artit Bashkëkohor i Tiranës), kolektivit DZT, MAPS - Mobile Archive on Public Space and The Mobile School of Visual Arts. Puna e tij është shfaqur gjerësisht, duke përfshirë Bienalen e Venecias, Chelsea Art Museum (New York), Triennale di Milano dhe Autostrada Biennale.
Praogrami publik realizohet nga Fondacioni Art House në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
-
Me rastin e 10 vjetorit të Art House / On the Occasion of 10th Anniversary of Art House
Kuruar nga / Curated by
Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci, Niovi Zarampouka-Chatzimanou
@lucjan_bedeni @tea.paci @zefpaci @niovi_zc
Prodhuar nga / Produced by
@kube_studios
Në bashkëpunim me / In collaboration with
Galeria e Arteve e Shkodrës / Civic Gallery of Shkodër
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” / Marubi National Museum of Photography
Radio Shkodra
Auditori Françeskan / Franciscan Auditorium
Mbështetur nga / Supported by
@meki.gov.al @raiffeisen.invest.shqiperi @euinalbania @jkn.al @ambasadagjermanetirana @iictirana @goethezentrum_tirana @rtshqiptar @universiteti.luigj.gurakuqi @bashkia_shkoder @miramart_collection @mrizi_i_zanave
Bisedë me Stefano Romanon
