Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare

 

Institucioni që drejton projektin: Instituti Shqiptar i Medias

Financues i projektit: Ambasada Amerikane në Tiranë

Kohëzgjatja e projektit: Qershor 2021 – Dhjetor 2022

Qëllimi i projektit: Projekti synon që të zhvillojë kapacitetet e studentëve dhe pedagogëve në universitetet publike dhe private në fushën e Edukimit për Median dhe Informacionin (EMI).

Përfitues të drejtëpërdrejtë të projektit do të jenë studentë dhe pedagogë të 10-të fakulteteve të universiteteve publike dhe private në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Histori Filologjisë
  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale
  • Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
  • Universiteti Bujqësor i Tiranës
  • Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
  • Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Fakulteti i Shkencave Humane
  • Universiteti “Fan Stilian Noli”, Korcë
  • Universiteti Beder, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
  • Universiteti “Polis”, Fakulteti i Kërkimit dhe Zhvillimit

Aktivitetet që do të realizohen janë:

  • Realizimi i studimit për situatën aktuale të EMI-t në Universitete
  • Hartimin e kurrikulës EMI të përshtatur sipas nevojave të çdo fakulteti.
  • Realizimi i 10 takimeve promovuese për EMI në secilin prej Fakulteteve.
  • Krijimi i një blogu rreth EMI-t.
  • Realizimi i konkursit për posterin më të mirë që promovon Edukimin për Median dhe Informacionin në Shqipëri.
  • Krijimi i videove (materialeve audiovizive) dhe podcasteve për të promovuar Edukimin për Median dhe Informacionin në Shqipëri.
  • Trajnimin e studentëve dhe pedagogëve në fushën EMI
  • Shkolla verore për EMI-n
  • Komponenti i granteve të vogla
  • Materiale burimore për Fakultetet.
  • Konferenca përmbyllëse