• Ankesa

 

visitShkoder 2.0

 

Akronimi i projektit:  visitShkoder2.0

Programi i financimit: PTI 2026

Shuma e financuar nga AKKSHI: 3,305,546 ALL

Periudha e zbatimit të projektit: 30 muaj

Qëllimi i projektit:  Të zhvillohet dhe pilotohet visitShkoder 2.0, një platformë inteligjente që personalizon itineraret turistike dhe përmirëson interpretimin digjital të trashëgimisë kulturore në Shkodër dhe në Shqipërinë e Veriut, duke e përgatitur zgjidhjen për komercializim dhe zbatim të qëndrueshëm.

Objektivat e projektit:

  • Krijimi i një baze të strukturuar dhe të standardizuar të të dhënave për atraksionet, shërbimet, eventet dhe asetet e trashëgimisë.
  • Zhvillimi i një moduli rekomandimi për itinerare të personalizuara, bazuar në profilin e përdoruesit, kohën, sezonin, buxhetin dhe interesat.
  • Krijimi i itinerareve tematike me storytelling dhe përmbajtje shumëgjuhëshe, të integruara në platformë.
  • Pilotimi i zgjidhjes me përdorues realë dhe vlerësimi i përdorshmërisë, kënaqësisë dhe angazhimit.
  • Prodhimi i rezultateve shkencore dhe udhëzimeve praktike për shkallëzimin dhe përdorimin e zgjidhjes nga bizneset lokale.
  • Promovimi i përdorimit të teknologjive të informacionit në bizneset e lidhura me turizmin.

Rezultatet e pritshme:

  • Bazë e standardizuar e të dhënave dhe ontologji funksionale e destinacionit.
  • Modul inteligjent rekomandimi dhe kërkimi semantik për itinerare të personalizuara.
  • Të paktën 10 itinerare tematike me storytelling dhe përmbajtje shumëgjuhëshe.
  • Platformë e integruar dhe e pilotuar me përdorues realë, e shoqëruar me raport vlerësimi dhe optimizimi.
  • Dy artikuj shkencorë të dorëzuar ose të publikuar dhe prezantime në konferenca shkencore.
  • Manuale, paketa trajnimi, plan biznesi dhe strategji për vazhdimësinë dhe shkallëzimin e platformës.

Partnerë të projektit:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (https://unishk.edu.al/)

Visit Shkodër (https://visitshkoder.org/)

Përfshirja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në këtë projekt: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është institucioni zbatues dhe drejtues shkencor e administrativ i projektit.

Për më shumë informacion në lidhje me projektin mund të kontaktoni: Brikene Dionizi, drejtuese e projektit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”; e-mail: brikene.dionizi@unishk.edu.al