Communicative and Brain Based Learning through Literature: Pre-Service Teacher Training
Është një projekt i financuar nga programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) i AADF (Albanian-American Development Foundation) në bashkëpunim me IIE (Institute of International Education).
Ky projekt ka për qëllim të përmirësojë cilësinë dhe rëndësinë e sistemit arsimor. Përdorimi i teksteve letrare është një komponent i mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës angleze, si dhe një metodë e mirë e mësimit të gjuhës. Tregimet e shkurtra, poezitë, romanet, dramat luajnë një rol themelor në procesin e mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës angleze. Rrjedhimisht, futja e teksteve letrare në klasën ESL/EFL duhet parë nga një këndvështrim pozitiv pas fillimit të mësimdhënies komunikuese të gjuhës në vitet 1970, 1980. Këto zhanre letrare ndihmojnë studentët të nxisin mësimin e gjuhës angleze në të gjitha nivelet e sistemit arsimor shqiptar.
Projekti vjen si një bashkëpunim midis Dr. Dalila Karakaçi, Pedagog i Letërsisë dhe Didaktikës Angleze në USH dhe Dr. Adriana Fishta-Bejko nga University of Calgary, Canada.