Mjete e vlerësimit psikologjik në Shqipëri: sfidat, boshllëqet dhe perspektivat për praktikën e bazuar në evidenca
“Mjetet e vlerësimit psikologjik në Shqipëri: sfidat, boshllëqet dhe perspektivat për praktikën e bazuar në evidenca” është një projekt fitues fitues i Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për vtin 2025, i cili mbështet financiarisht nga Agjensia Kombërate e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).
Projekti ka për qëllim të adresojë një nga boshllëqet më kritike të praktikës psikologjike në Shqipëri: mungesën e instrumenteve të standardizuara dhe të akredituara të vlerësimit psikologjik. Duke u mbështetur në standardet ndërkombëtare (APA, ITC) dhe në legjislacionin kombëtar, projekti përqendrohet në hetimin e përdorimit aktual të testeve psikologjike nga profesionistët në fusha klinike, shkollore, organizative dhe ligjore.
Objektivat janë ato të identifimit të sfidave, nevojave për trajnim dhe kufizimeve ekzistuese, si dhe në analizimin e praktikave me kontekstin shqiptar.
Përmes një metodologjie të kombinuar sasiore dhe cilësore, projekti do të gjenerojë të dhëna empirike, do të krijojë një bazë njohurish mbi instrumentet më të përdorura dhe do të hartojë rekomandime konkrete për akreditimin, adaptimin ndërkulturor dhe përdorimin etik të testeve psikologjike.
Rezultatet synojnë të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve psikologjike, të forcojnë formimin profesional dhe të kontribuojnë në zhvillimin e politikave publike të bazuara në evidenca për shëndetin mendor në Shqipëri.
Kohëzgjatja: 1 vit
Shuma e financimit: 1,786,830 lekë
Institucioni zbatues
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Partner projekti
Universiteti Europian i Tiranës
Drejtues projekti
Prof. Assoc. PhD. Visar Dizdari
Grupi i punës
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Prof.Assoc.Dr. Fatbardha Osmanaga
Dr.Jonida Lesha
Dr. Elona Hasmujaj
Dr. Galsvinda Biba
Universiteti Europian i Tiranës
Prof. Dr. Erika Melonashi
PhD(c). Rovena Kushta
Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AKKSHI-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AKKSHI-së.
