Vlerësimi i ndikimeve të ndërsjellta ndërmjet ndryshimeve klimaterike dhe ndotjes së ajrit, mbi territorin e Shqipërisë
Është një projekt me vlerë 1,830,899.00 Lek i financuar në masën 100% nga Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim (PKKZH) nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)
Ky projekt ka për qëllim të vlerësojë pasojat e ngrohjes globale mbi cilësinë e ajrit në territorin e Shqipërisë në një kohështrirje: Shtator 2021-Shtator 2023.
Projekti vjen si një bashkëpunim midis profesorëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe akademikëve nga Akademi e Shkencave të Tiranës, nën drejtimin e profesorit nga Departamenti i Fizikës: Prof. As. Dr. Florian Mandija.