Për një menaxhim dhe digjitalizim mbi baza shkencore te biodiversitetit në Qarkun e Shkodrës
Mediver është një projekt me vlerë 1,381,299.00 Lek i financuar në masën 86.1% nga Programi Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim (PKKZH) nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe 13.9% nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky projekt ka për qëllim të vlerësojë situatën e biodiversitetit llojor dhe atij të ekosistemeve në Qarkun e Shkodrës përmes monitorimit në terren si dhe raportimi shkencor i karakteristikave llojore te biocenozave, digjitalizimi i të dhënave dhe përcaktimi ekonomik i shërbimeve të ekosistemeve ne territorin e ketij Qarku në një kohështrirje: Gusht 2022-Dhjetor 2023.
Projekti Mediver vjen si një bashkëpunim midis profesorëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Polis nën drejtimin e Dr. Aurora Dibra.