Master Profesional në  Zhvillime të Avancuara Software (Professional Master in Advanced Software Development)

 

MaSeDev shtë një projekt me vlerë 7,460,150.00 Lek i financuar në masën 91.8% nga thirrja për financimin e IAL-ve publike, për projekte të përbashkëta në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit për vitin akademik 2022-2023 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe 8.2% nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

 

Ky projekt ka për qëllim të ofrojë një program studimi të nivelit të dytë profesional, i cili të ushqejë me burime njerëzore profesionale tregun e punës në drejtimin e Inovacionit Dixhital në veri të Shqipërisë në një kohështrirje: Shtator 2022-Shtator 2023.

 

Projekti vjen si një bashkëpunim midis profesorëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe profesorëve të Universitetit Politeknik të Marche (Itali) nën drejtimin e Doktorant Helga Sallaku.