Projekti MARDS me titull “Reforming doctoral studies in Montenegro and Albania  – good practice paradigm” (Kohëzgjatja: 15.11.2018 - 15.10.2021; Kodi i projektit: 598465-EPP-1-2018-1-ME-EPPKA2-CBHE-SP) është shumë i rëndësishëm për USH në përgjithësi dhe për FE në mënyrë të veçantë pasi lidhet me hapjen për herë të parë te ciklit te tretë të studimeve dhe duhet të sherbejë si model aplikimi doktorature për fakultetet e tjera dhe per kete kërkohet mbështetja e drejtuesve të Universitetit dhe të Fakultetit. Partner në këtë projekt do jenë:  BE (5): Universiteti i Vjenës, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Mariborit, Universiteti i Banska Bistricës,  Shoqata e profesionistëve të arsimit të doktoraturës.

ME (5): Universiteti i Malit të Zi, Universiteti i Donja Goricës, Ministria e Arsimit të Malit të Zi, Ministria e Shkencës e Malit të Zi, Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi,
AL (6): Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Universiteti Teknik i Tiranës, Universiteti i Vlorës, Universiteti Metropoliten Tiranë, Ministria e Sportit dhe Edukimit të Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë Shqiptare .

Nder aktivitetet e zhvilluara deri tani ne kuader te projektit MARDS eshte mbledhja e hapjes (Kick-off) organizuar në Podgorice ku mori pjese kordinatorja e projektit prof.dr.Arjeta Troshani. Ne kete mbledhje u ndane detyrat midis partnereve dhe u prezantuan aktivitetet kryesore te projektit. Drejtori i Drejtorisë së Projekteve pranë MAS u angazhua per mbeshtetjen maksimale te UNISHK ne zbatim te ketij projekti. Doktoratura në “Turizem të Qëndrueshëm” që pritet te hapet ne Fakultetin Ekonomik në kuadër të këtij projekti është menduar që të jetë multidisiplinare, të përfshihen pedagogë me tituj akademikë nga te gjitha Fakultetet e Universitetit te Shkodres ashtu si edhe nga Universitetet partnere te projektit. Nderkohe nga MASR kemi te percaktuara edhe kriteret për kandidatet që do të ndjekin doktoraturën.

Gjate pjeses se pare të projektit eshte përgatitur një Raport mbi situatën aktuale të doktoraturave  në Shqipëri e Mal të Zi. Në fund të muajit Maj 2019 ky raport i pergatitur nga Universiteti i Vjenes dhe Universiteti i Zagrebit iu shpernda te gjithe anetareve te grupit te punes te projektit MARDS.

Një pjesë e rëndësishme e projektit është analiza e menexhimit financiar te studimeve te doktoratures, ku burimet e financimit janë të ndryshme, mund të jenë tarifat e studentëve doktorantë, janë 2 Dhomat e Tregtisë Shqipërisë e Malit të Zi ku pritet të mbeshtesin doktorantët mbi bazën e marrëveshjeve me bizneset që Fakulteti Ekonomik po i kryen edhe në kuadër të projektit FOST INNO.

Kërkohet që projekti të ketë lidhje me Strategjinë e Ndërkombëtarizimit te UNISHK duke sherbyer si një garanci për Doktoraturën në marrëdheniet me Universitetet Perëndimore përsa i përket shkëmbimit të stafeve akademike dhe doktorantëve gjatë punës së tyre kërkimore.

Në vitin e parë te projektit eshte kryer trainimi i stafeve akademike në 4 Universitetet e vende të BE: Universiteti i Vjenes, Universiteti i Banska Bistrices, Universiteti i Zagrebit dhe Univeristeti i Mariborit.

Ndёrkohё qё po kryhet proçesi i aplikimit nё MASR pёr hapjen e programit te Doktoraturёs nё Ekonomik dhe Turizёm tё Qёndrueshёm dhe tenderi i paisjeve qё do pёrdorёt pёr aktivitetet kёrkimore shkencore tё kёtij programi.

 

Grant Agreement MARDS

Partnership agreemen

Marëveshje partneriteti

MARDS Buxheti

Guidelines per perdorimin e grantit

Marreveshje me Uni Montenegro

Ftesa per kuotim

Marreveshje me Uni Maribor

Ftesa per kuotim shtyrje

 

Kordinatore e projektit
Prof.dr.Arjeta Troshani