Laboratorin Klinik-Biokimik

 

Është një projekt me vlerë 11,079,769.96 Lek i financuar në masën 72.2% nga Programi për Infrastrukturën e Kërkimit Shkencor (PIKSH) nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe 27.8% nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

 

Ky projekt ka për qëllim ngritjen e një laboratori klinik-biokimik për përdorim kërkimor-shkencor nga stafi akademik, edukativ nga studentët dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj të tretëve. Ky laborator do të vihet në punë brenda kohështrirjes: Tetor 2023-Tetor 2024.

 

Projekti “Laboratori Klinik-biokimik” zbatohet nga Departamenti i Biologji-Kimisë i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nën drejtimin e Dr. Lulzime Dhora.