Laboratori i Trajnimeve të Edukimit të Vazhduar (LTEV) ka për qëllim ofrimin e moduleve dhe trajnimeve të akredituara dhe çertifikimin e mësuesve në Arsimin Parauniversitar në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre.

 

LTEV organizon dhe zhvillon veprimtari trajnuese dhe kualifikuese për mësuesit që janë në shërbim dhe për mësuesit apo studentët e Mësuesisë që duan të regjistrohen në Portalin Mësues për Shqipërinë. Drejtimet kryesore të punës së këtij laboratori përqendrohen në zhvillimin e shprehive të mësimdhënies dhe inovacionit në edukim, në mënyrat dhe praktikat e zhvillimit profesional të mësuesve, etj.