Laboratori i Analizave të Ushqimeve

 

Është një projekt me vlerë 28,684,043.80 Lek i financuar në masën 34.6% nga Programi për Infrastrukturën e Kërkimit Shkencor (PIKSH) nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe 65.5% nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

 

Ky projekt ka për qëllim ngritjen e një laboratori i cili realizon analiza ushqimore të karakterit fizikokimi dhe mikrobiologjik për t’u përdorur nga stafi dhe studentët për zhvillimin e mësimit dhe kërkimit shkencor, por edhe për ofrimin e shërbimit ndaj të tretëve. Ky laborator do të vihet në punë brenda kohështrirjes: Tetor 2021-Tetor 2023.

 

Projekti “Laboratori i Analizave të Ushqimeve” zbatohet nga Departamenti i Biologji-Kimisë i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nën drejtimin e Dr. Julia Preka.