Gjuhë të Huaja të Aplikuara

 

Formime universitare të orientuara drejt profesioneve

 

Hartimi dhe venia në zbatim e një  programi të ri studimi :

  • Bachelor në "Gjuhë të Huaja për fushën e Turizmit"
  • Profili: Gjuhë frënge& italiane/gjermane

 

Ky projekt është hartuar nga Departamenti i Romanistikës në përgjigje të thirrjeve për projekte të Agjensisë Universitare të Frankofonisë mbi krijimin e një formimi të ri universitar frankofon orientuar drejt profesioneve.

 

Konteksti

Ky projekt sjell një risi për formimet universitare në gjuhë të huaja në sistemin e arsimit të lartë shqiptar pasi propozon për herë të parë një  program pluridisiplinar orientuar drejt profesioneve, bazuar në përvojën europiane shumëvjeçare të universiteteve të huaja partnere të USH-së, si dhe synon përmirësimin e programeve ekzistuese të gjuhëve të huaja duke i bërë të diplomuarit në këtë fushë më konkurentë në tregun e punës;zhvillimin e një ndërveprimi më të mirë mes formimit teorik dhe praktik; fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet mjedisit universitar dhe atij profesional.

 

Objektivat:

Projekti është konceptuar :

  • për të mbështetur  propozimin e bërë nga USH per hapjen e programit te ri Bachelor në "Gjuhë të Huaja për Integrim Profesional", Profili: Gjuhë frënge& italiane/gjermane;
  • për të përfituar nga përvoja europiane (konkretisht franceze) në konceptimin dhe zbatimin e formimeve universitare pluridisiplinare;
  • për të promovuar dhe nxitur formime universitare pluridisiplinare dhe nder-departamentale;
  • për të përmirësuar aftësitë e stafit akademik në gërshetimin e aspekteve teroike me ato praktike dhe përfshirjen e teknologjive të reja në mësimdhënie;
  • për të nxitur bashkëpunimin e universiteteve, konkretisht USH-ës me mjedisin profesional;
  • për të promovuar USH-ës në botën akademike frankofone dhe më gjerë, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin  e USH-ës;
  • për të kontribuar në përmirësimin e  cilësisë së personelit/sherbimeve në fushën e turizmit duke formuar  specialistë që zotërojnë  në  të njëjtat dimensione dy/tre gjuhë të huaja  për integrim profesional;
  • për të promovuar rajonin e Shkodrës dhe potencialet e tij turistike.

 

Rezultatet e pritshme:

  • Hapja dhe implementimi i programit te ri Bachelor në "Gjuhe të Huaja për Integrim Profesional", Profili: Gjuhë frënge & italiane/gjermane;
  • Intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet departamenteve të Ush-ës me Universitetin Haute Alsace,Francë;
  • Përmirësimi i infrastrukrurës fizike dhe dixhitale në shërbim të programeve të studimit të ofruara nga FGJH në USH-ës;
  • Përmirësimi i programeve ekzistuese të studimit dhe programeve lëndore;
  • Rritja e aftësive  teknologjike të stafit akademik;
  • Krijimi i një moduli lëndor mbi Frëngjishten për qëllime specifike, duke zgjeruar ofertën e mësimdhënies së gjuhës frënge në USH;
  • Promovimi i FGJH/USH pranë publikut para-universitar dhe universitar në rajon dhe më gjërë;
  • Rritja e bashkëpunimit të USH-së me botën profesionale, nëpërmjet praktikës profesionale;
  • Promovimi i FGJH dhe USH-ës brenda dhe jashtë  vendit; 
  • Promovimi Agjensisë Universitare të Frankofonisë, anëtar i së cilës është USH,-ës dhe mundësive që ajo ofron në mbështetje të mësimdhënies, kërkimit shkencor  apo  drejtimit administrativ në institucionet e arsimit të lartë;

 

Kohëzgjatja e projektit : Shtator 2021-Korrik 2023

 

Partnerët:

  • Universitetit i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , Drejtues i projektit
  • Universiteti  Haute-Alsace, France
  • Le  Petit Elita, Shkodër
  • Agjensia  Labeat Travel, Shkodër
  • Agjensia Universitare e Frankofonisë (Rajoni : Europa Qendrore dhe Perendimore)