FINAC

 

Financial management, Accounting and Controlling curricula development for capacity building of public administration / FINAC (Menaxhimi financiar, Kontabiliteti dhe Kontrolli i zhvillimit të kurrikulave për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike) FINAC Erasmus + Key action 2 për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë.

Projekti FINAC filloi me 15 Tetor 2016. Fokusi qendror i këtij projekti është zhvillimi i kurrikulave për menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe kontrollin dhe ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike në Serbi dhe Shqipëri. Projekti drejtohet nga Universiteti i Beogradit.
Qëllimi kryesor i projektit "Menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit për ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike" (FINAC) është të kontribuojë në cilësinë më të lartë të buxhetimit, menaxhimit të parave, menaxhimit të financave, kontabilitetit dhe kontrollit, në administratën publike shqiptare dhe serbe. Objektivat specifikë të projektit janë:

  • Hartimi dhe zhvillimi i tre programeve të reja të diplomës master në Serbi dhe dy programe të reja të diplomës master në Shqipëri në fushën e menaxhimit financiar, kontabilitetit dhe kontrollit për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike në Shqipëri dhe Serbi;
  • Ofrimi i trajnimeve në qendrat universitare / institutet për punonjësit e administratës publike në Serbi dhe Shqipëri;
  • Modernizimi i një programi master në fushën e menaxhimit të financave publike në Serbi.

Projekti do të kontribuojë në një procedurë më të mirë kontrolli dhe nivelin më të lartë të transparencës së financave dhe kontabilitetit në administratën publike, që është në përputhje me përparësitë kombëtare dhe parimet e pranimit në vendet të rajonit në BE.

Partnerët e projektit janë: Universiteti i Beogradit, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti i Kragujevacit, Universiteti Shtetëror i Novi Pazarit, Universiteti Singidunum, Ministria e Administrimit të Publikut dhe Vetëqeverisjes Lokale, Beograd, Qendra për Politika Arsimore, Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi, Universiteti i Splitit, Universiteti Marconi, Universiteti Masaryk, Fakulteti Ekonomik në Universitetin Matej Bel.

Menaxher i projektit për UNISHK
Prof.as.dr. Blerta Dragusha
blerta.dragusha@unishk.edu.al
 
“Bashkëfinancuar nga Programi Erasmus + i Bashkimit Evropian. Ky projekt është financuar me mbështetjen e Komisionit Evropian. Ky botim [komunikim] pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit, dhe Komisioni nuk mund të mbahet përgjegjës për çdo përdorim që mund të bëhet nga informacionet që përmbahen në të ”.