Edukimi është celësi i zhvillimit
Është një projekt me vlerë 22,761,031.00 Lek i financuar në masën 67.4% nga thirrja për financimin e IAL-ve publike, për projekte të përbashkëta në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit për vitin akademik 2023-2024 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe 32.6% nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky projekt ka për qëllim të kontribuojë në përmbushjen e misionit arsimor dhe edukativ të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nëpërmjët rritjes së performancës dhe plotësimit të kritereve akredituese. Projekti do të vihet në zbatim në një kohështrirje: Shtator 2023-Shtator 2025.
Projekti vjen si një bashkëpunim midis profesorëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe profesorëve të Universitetit të Salentos (Itali) nën drejtimin e profesoreshës nga Departamenti Historisë: Prof. Dr. Nertila Ljarja.