E-Learning Gamified and Networked Training for Startupper
- Numri i projektit: 101082811
- Emri i projektit: E-Learning Gamifyed and Networked Training for Startupper
- Akronimi: E-le.G.A.N.T.S.
- Thirrja: ERASMUS-EDU-2022-CBHE
- Tema: ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-1
- Lloji i aksionit: ERASMUS Lump Sum Grants
- Autoriteti financues: European Education and Culture Executive Agency (European Union)
- Data e nisjes së projektit: Mars 2023
- Data e mbarimit të projektit: Mars 2025
- Vlera e Grantit e projektit: 355,757.00 Euro
- Vlera e Grantit për UNISHK: 35, 311.00 Euro
Qëllimi i projektit: E-le.G.A.N.T.S. synon të krijojë aftësi të reja, në lidhje me njohuritë teknologjike, mjetet e trajnimit, shpërndarjen e njohurive, rrjetëzimin, artin performues dhe aftësinë për t'i përkthyer ato në mundësi punësimi, në IAL-të e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor të synuara nga ky project për zhvillimin e një gatishmërie të re dixhitale dhe ndryshimin e marrëdhënieve ndërmjet kurrikulave, aftësive dhe aktiviteteve performuese në një dimension dixhital të perspektivës së largët.
Objektivat specifike: Objektivat specifike të projektit kanë të bëjnë me rolin e institucioneve të arsimit të lartë në vendet partnere për zhvillimin ekonomik, social dhe kapaciteteve të tyre specifike për të lidhur aktivitetet kërkimore të botës akademike të kulturës dhe artit, me tregun e punës dhe shoqërinë civile.
Projekti fokusohet në tre aspekte kryesore:
- Të zhvillojë gatishmërinë dixhitale në IAL-të partnere përmes rikonstruktimit të modeleve dhe përmbajtjes së trajnimit.
- Të përgatisë studentët e IAL-ve në ALB, MNE dhe KOSOVË, në mënyrë që të përmirësojnë në një mënyrë më efektive (vetë) punësueshmërinë e tyre dhe kapacitetin për t'iu qasur ekonomisë krijuese.
- Të zhvillojë aftësi për të trajtuar perspektivat e ardhshme të punësimit dhe për të ndërtuar një përgjigje të përmbledhur ndërkombëtare përmes një transformimi dixhital, i cili, sipas përkufizimit, është pa kufij dhe kërkon të punojë globalisht.
Rezultatete e pritshme të projektit:
- Rezultatet kryesore që projekti është angazhuar të prodhojë janë:
- Një kurs online trajnimi dhe paketë mjetesh për zbatim
- Përpilim i një platforme LMS (MOOC) dhe objektivat e të nxënit/mësuarit
- Një StartCup i organizuar
Projekti ka një qasje fleksibël për të përshtatur rezultatet e të nxënit me nevojat e veçanta dhe aftësitë dixhitale të studentëve pjesëmarrës, dhe do të strukturohet në një mënyrë që u lejon atyre të përmirësojnë aftësitë e tyre në një mënyrë praktike dhe konkrete, duke fituar një kuptim më të gjerë dhe shkëmbim të praktikave dhe përvojave më të mira. Studentët janë përfituesit e parë të projektit së bashku me pedagogët e tyre dhe stafin tjetër akademik që do të kenë mundësinë të integrojnë mjete dixhitale në mësimdhënien e tyre.
Partnerët:
- Universita Telematica Degli Studi IUL (IUL), Itali
- Fakulteta Za Uporabne Druzbene Studije V Novi Gorici Zavod (FUDS), Sloveni
- Ionian University (IURC), Greqi
- Universiteti i Arteve (UART), Shqipëri
- Universeti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (UNISHK), Shqipëri
- Universiteti Haxhi Zeka (UGHZ), Kosovë
- Universiteti Nderkombëtar për Biznes dhe Teknologji UBT Shpk (UBT), Kosovë
- Univerzitet Mediteran Podgorica Privatna Ustanova (UNIM), Mali i Zi
- Javna Ustanova Univerzitet Crne Gore Podgorica (UOM), Mali i Zi