Curriculum development for the Program Master of Science in Healthcare Management
Është një projekt i financuar nga programi READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) i AADF (Albanian-American Development Foundation) në bashkëpunim me IIE (Institute of International Education).
Ky projekt ka për qëllim të krijojë një Master Shkencor në Menaxhimin e Kujdesit Shëndetësor dhe për të punuar në krijimin e një kurrikule të fortë dhe tërheqëse. Kjo pasi, shëndetësia është një fushë dinamike me shumë probleme komplekse me të cilat do të përballet një menaxher në të ardhmen. Për t'u përballur me sukses me këto probleme nevojiten profesionistë kreativë dhe fleksibël me një formim të duhur akademik. Një menaxher i kujdesit shëndetësor duhet të jetë i përgatitur në mënyrë optimale për këtë pozicion dhe duhet të zhvillojë aftësi personale, akademike dhe reflektuese.
Projekti vjen si një bashkëpunim midis Prof. As. Dr. Blerta Dragusha, Dekan i Fakultetit Ekonomik në USH dhe Prof. As. Dr. Dasantila Sherifi, Drejtues i Programit në Rutgers University, USA