Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Bashkëpunimi midis Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Universitetit të Shkodrës filloi në Janar të vitit 2020 në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi, ku “CleanScore” do të zhvillojë korrigjimin e automatizuar të provimeve.

Ky projekt financohet dhe zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim mbështetur në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Marrëveshjet me universitetet partnere.

Projekti ka për qëllim të zbatojë në universitete korrigjimin e automatizuar të provimeve, duke rritur ndjeshëm transparencën në vlerësimin e studentëve. CleanScore gjithashtu do të mbështesë edhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies duke zëvendësuar tekstet akademike me versione ndërkombëtare të përkthyera dhe botuara në shqip. Për t’ju përshtatur situatës aktuale të pandemisë CleanScore ofron asistencë për çdo pedagog në platformën Teams, për mësimdhënie, detyra dhe provime.

Për detaje të tjera në lidhje me projektin, na vizitoni në zyrën e CleanScore pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore (kati IV) ose na kontaktoni në info@cleanscore.al -  i.dibra@aadf.org