Bologna Hub Peer Support II: Counselling Visits at University of Shkodra “Luigj Gurakuqi”
Programi i financimit: Erasmus+
Qëllimi i projektit: Ky projekt synon të nxisë zbatimin e angazhimeve kryesore të Bolonjës në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në të gjithë Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA).
Partnerë të projektit:
Partner:
- German Academic Exchange Servie (Gjermani)
- Federal Ministry of Education and Research (Gjermani)
- European Students’ Union (ESU)
- European University Association (EUA)
- Ministry of Education and Religious Affairs, Hellenic Republic (Greqi)
Partner i Asociuar:
- Conference of Spanish University Rectors (Spanjë)
- Ministry of Education and Youth (Shqipëri)
- German Accreditation Council
Përfshirja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në këtë projekt: Në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pritet të ndodhin dy vizita këshilluese nga ekspertë të Bolonjës. Vizita e parë do të zhvillohet në 2023 dhe një vizitë vijuese në 2024. Në të dyja rastet universiteti do të ketë mundësinë të zbatojë reformat praktike të përpunuara së bashku me ekspertët gjatë vizitës së parë. Gjatë takimit të dytë, do të reflektohen sfidat specifike të paraqitura në kuadër të periudhës së zbatimit.