Konferenca shkencore 

ÁT DONAT KURTI (1903-1983)

“VJOLLCA E LETRAVE SHQIPE”

Në kuadër të 120-vjetorit të lindjes

Shkodër, 9 dhjetor 2023

 

 

Organizatorë

Provinca Françeskane Shqiptare - Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”,  Fakulteti i Shkencave Shoqërore: Departamenti i Gjuhësisë,  Departamenti i Letërsisë, Qendra e Studimeve Albanologjike.

 

Data e konferencës

9 dhjetor 2023, ora 10:00 – 12:30

 

Vendndodhja

Kuvendi Françeskan – në Gjuhadol (Biblioteka “Át Gjergj Fishta”, Auditori “Illyricum”)

 

Bordi shkencor

Prof. dr. Sabri Hamiti

Prof. dr. Artan Haxhi

Prof. dr. Kujtim M. Shala

Prof. dr. Alfred Çapaliku

Prof. as. dr. Orjeta Baja

Prof. as. dr. Arben Prendi

Prof. dr. Aljula Jubani

Prof. dr. Mimoza Priku

Prof. as. dr. Evalda Paci

Prof. as. dr. Edmond Malaj

Dr. At Vitor Demaj

 

Bordi organizativ

Dr. At Vitor Demaj

Prof. dr. Kujtim Shala

Prof. as. dr. Orjeta Baja

Prof. as. dr. Arben Prendi

Ma. Shqipe Marku

 

Më 9 dhjetor 2023, Provinca Françeskane Shqiptare në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë, Departamentin e Letërsisë dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike të Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, organizuan Konferencën shkencore “ÁT DONAT KURTI (1903-1983) - VJOLLCA E LETRAVE SHQIPE”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të 120-vjetorit të lindjes së kësaj figure poliedrike.

 

Veprimtaria, e mbajtur pranë Kuvendit Françeskan – në Gjuhadol, u hap nga At Vitor Demaj, O.F.M.

 

Përshëndetën aktivitetin: Arqipeshkëvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, Provinciali, P. Pashko Gojçaj, Zëvendësrektorja e Universitetit të Shkodrës, prof. as. dr. Paulina Guli.

 

Konferenca i zhvilloi punimet në dy seanca paralele, të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

 

Në seancën e Gjuhësisë, që u drejtua nga prof. dr. Aljula Jubani e prof. as. dr. Orjeta Baja, u mbajtën 10 kumtesa:

1. Prof. dr. Artan Haxhi – Prof. dr. Alfred Çapaliku: Át Donat Kurti dijetar i Kombit

2. Prof. as. dr. Orjeta Baja – Dr. Át Vitor Demaj: Vëzhgime filozofiko-gjuhësore të veprës “Në rrugen e plepavet” të Át Donat Kurtit

3. Prof. dr. Aljula Jubani: Át Donat Kurti, martiri i “kangve në lavd të komit”

4. Prof. dr. Mimoza Priku: Vitaliteti etnogjuhësor përmes veprës “Në rrugen e plepavet” të Át Donat Kurtit O.F.M.

5. Prof. as. dr. Evalda Paci: Atë Donat Kurti O.F.M. në një dimension mjeshtëror të shqipëruesit të tekstit biblik

6. Prof. as. dr. Majlinda Bregasi: 365 rrëfime nga viti 1977 prej një barakeje të Shkodrës. Kujtimet e Át Donat Kurtit nga perspektiva e akteve gjuhësore

7. Dr. Karmen Lazri Dr. Zamira Shkreli: Pader Donat Kurti dhe terminologja gjuhësore (Sipas përkthimit nga gjermanishtja të tekstit mësimor "Gramatika latine" hartuar prej gjuhëtarit dhe filologut August Scheindler)

8. Dr. Anisa Kosteri Doc. Bora Logu: Toponime dhe antroponime me vlerë në veprën e Atë Donat Kurtit

9. Dr. Erzen Koperaj: Gramatika e Át Donat Kurtit dhe gramatikat shqipe në dialektin gegë

10. Dr. Lisandri Kola Phd. Kandidate Aristea Kola: Mbi përgatitjen e botimit të Testamendit të Rí (Blêni I) përkthye nga Át Donat Kurti.

 

Në seancën e Letërsisë, që u drejtua nga prof. dr. Kujtim M. Shala e prof. as. dr. Arben Prendi, u mbajtën 9 kumtesa::

1. Prof. dr. Sabri Hamiti: Át Donat Kurti simbas Át Zef Pllumit

2. Prof. dr. Kujtim M. Shala: Át Donat Kurti - Autori i përrallave

3. Prof. as. dr. Arben Prendi: Át Donat Kurti folklorist

4. Prof. dr. Ledri Kurti: Provinca françeskane, një udhë drejt formimit të ndërgjegjes kombëtare dhe dijes së një kombi (II) përmes kontributit studimor e dëshmues të Át Donat Kurtit

5. Prof. as. dr. Arbnora Dushi: Krahasime mbi praktikat e regjistrimit dhe të botimit të këngëve epike: Palaj-Kurti dhe Elias Lönnrot

6. Prof. as. dr. Edmond Malaj: Historia e Provincës Françeskane Shqiptare nën dritën e hulumtimeve të Át Donat Kurtit

7. Dr. Ermira Aliaj: Elemente impaktesh kërkimesh shkencore që mundëson vepra e Át Donat Kurtit

8. Dr. Isida Hoxha: Publicisti Kurti mes kolonave të shtypit dhe të kulturës

9. Ma. Ndue Ukaj: “Kangtari i dashtnís” i Át Donat Kurtit. Poezia si etikë dhe estetikë

 

Në fillim të aktivitetit, në Bibliotekën “Át Gjergj Fishta”, u promovuan 7 vepra të At Donat Kurtit, dorëshkrimet e të cilave u ekspozuan për publikun në një ekspozitë që qëndroi e hapur 9 – 16 dhjetor 2023.

 

 

Fotogaleri