Agjencia Universitare Frankofone

 

 

Agjencia Universitare Frankofone (AUF) bashkon 944 universitete, kolegje, rrjete universitare dhe qendra kërkimore shkencore që përdorin gjuhën frënge, në 116 vende. E themeluar gati 60 vjet më parë, ajo është një nga shoqatat më të mëdha të institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit në botë. AUF është përfaqësuesi zyrtar i sektorit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Samitin Frankofoni.


Agjencia ka përgjegjësinë për zbatimin e rezolutave në lidhje me arsimin e lartë tëmiratuara nga Konferenca e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive që përdorin gjuhën frënge si gjuhë të përbashkët.

 

AUF respekton diversitetin e kulturave dhe gjuhëve dhe shoqëron universitetet frankofone për t'u angazhuar në çështje më të gjera të zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor. Strategjia e saj mbështet anëtarët për t'iu përgjigjur tre sfidave kryesore: cilësisë e trajnimit, kërkimin shkencor dhe qeverisjen e universiteteve, punësimin e të diplomuarve dhe gatishmërinë profesionale; dhe rolin kritik që universitetet luajnë si aktorë të zhvillimit socio-ekonomik.