Rectors' Forum of Southeast Europe and Western Balkans
Forumi i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor (Rectors' Forum of Southeast Europe and Western Balkans) i themeluar në vitin 2018, përfshin 31 universitete nga rajoni dhe është i përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin mes universiteteve dhe për t'u bërë zëri i institucioneve akademike në rajon.
Forumi i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor është i përkushtuar për adresimin e çështjeve thelbësore, promovimin e politikave evropiane në arsimin e lartë dhe kërkimin brenda rajonit, ndarjen e praktikave të mira, përgatitjen e projekteve të përbashkëta, unifikimin e legjislacionit, inkurajimin e shkëmbimit të stafit dhe studentëve, etj.
Forumi i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor kryesohet nga Rektorja e Universitetit të Rijekës Prof. Dr. Snježana Prijić-Samaržija. Ajo u zgjodh për një periudhë nga 1 tetor 2023 deri më 30 shtator 2025.