Alps-Adriatic Rectors’s Conference(AARC)

 

 

Konferenca e Rektorëve të Universiteteve të Rajonit Alpe-Adriatik (AARC) është krijuar për të nxitur dialogun transnacional dhe bashkëpunimin ndërkufitar në fushat e arsimit universitar dhe kërkimit shkencor, si dhe për të mbështetur mësuesit dhe studentët, shkëmbim dhe bashkëpunim në të gjitha fushat akademike. Aktualisht AARC numëron më shumë se 40 universitete nga Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Hungaria, Italia, Serbia dhe Sllovenia.

 

AARC beson se bashkëjetesa harmonike dhe bashkëpunimi efikas përbëjnë karakteristikat dhe specifikat e peizazhit kulturor të rajonit Alpe-Adriatik dhe angazhohet për forcimin e kohezionit të kombeve evropiane, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të arsimit të lartë brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian

 

Universiteti i Shkodrës është pjesë e Konferencës së Rektoreve te Alpe-Adriatik (Alps-Adriatic Rectors’s Conference AARC).