Mirëmëngjes të gjithëve!
Më lejoni të shpreh kënaqësinë time të veçantë për t’ju uruar mirëseardhjen sot në ambientet e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me rastin e çeljes së Javës Ndërkombëtare 2025 në UNISHK.
Një mirënjohje e veçantë u shkon mysafirëve tanë të ardhur nga jashtë vendit, përfaqësues nga institucione të ndryshme të arsimit të lartë, si edhe Ekipit tonë organizator, që bëri të mundur realizimin e kësaj ngjarjeje. Kjo javë do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne për të eksploruar rrugët e bashkëpunimit mes universiteteve tona, brenda projekteve të ndryshme dhe/ose në mënyrë dypalëshe.
Pa dyshim, ndërkombëtarizimi është sfida më e afërt për të gjitha universitetet shqiptare – është fjala kyçe – por kjo nuk mund të ndodhë e vetme, jo brenda një dite, jo brenda një jave. Duhet të vazhdojmë atë që do të fillojmë sot, duke marrë parasysh përvojat dhe modelin europian të bashkëpunimit dhe duke qenë të hapur ndaj trashëgimisë intelektuale dhe akademike europiane.
Pothuajse të gjitha shtetet e ish-Europës Lindore dhe Qendrore, e në veçanti vendet e Ballkanit, duhet të kapërcejnë “etnocentrizmin”, të fillojnë të ndërtojnë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, duke nxitur “relativizmin kulturor”. Kjo është ajo që arsimi i lartë mund dhe duhet të realizojë.
Nëse ngjarja e sotme do të kontribuojë në një qasje të re ndaj realitetit aktual arsimor në Shqipëri, e kombinuar me një dialog kritik mes nesh, atëherë, sipas mendimit tim, mund të kemi sukses në një të ardhme të afërt.
"Cili është angazhimi ynë në UNISHK?"
Në thelb,
Universiteti i Shkodrës është i përkushtuar të zhvillohet si një institucion dinamik dhe po investon ndjeshëm në procesin e ndërkombëtarizimit.
Gjatë 5 viteve të fundit:
· 115 studentë kanë ndjekur studime jashtë vendit;
· 5 studentë janë pritur nga universiteti ynë;
· 100 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ janë dërguar në institucione
partnere;
· 65 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ janë mirëpritur në universitetin tonë;
· Bashkëpunime aktive me rreth 23 universitete në kuadër të mobilitetit të krediteve,
përfshirë:
o Gjermani (Vechta, Fulda);
o Letoni (Vidzeme);
o Spanjë (Complutense, Jean);
o Holandë (Saxion);
o Republika Çeke (Universiteti Ekonomik i Pragës);
o Itali (Bergamo, Messina, Foro Italico, Ancona, Politecnico delle Marche);
o Francë (Caen, Poitiers, Haute Alsace);
o Poloni (Varshavë, Powilanski).
· 40 marrëveshje dypalëshe në funksion;
· 10 projekte nga Programi Erasmus për Ngritjen e Kapaciteteve – në zbatim dhe
kemi aplikuar për 26 të tjera.
Për më tepër, kjo javë është një mundësi e shkëlqyer:
· Për të inkurajuar qarkullimin e ideve për reforma më të thella dhe më thelbësore në programet e studimit;
· Për të zgjeruar ofertën akademike, përfshirë programe në gjuhën angleze, si dhe programe të përbashkëta apo të dyfishta.
Në mbyllje, shpresoj që qëndrimi juaj në Shkodër – një nga qytetet më të bukura dhe më mikpritëse të Shqipërisë – të jetë i këndshëm dhe frytdhënës, dhe të krijoni miqësi të reja e njohje të vlefshme.
Ju faleminderit!
Rektori