• Ankesa

Humbje e Madhe për Komunitetin Akademik: Mesazh i Rektorit Gjuraj për Prof. Dr. Selman Shemen

Me ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Selman Shemes, bota akademike humbi një nga zërat e saj më të mençur, një studiues të palodhur dhe një pedagog të përkushtuar, i cili la gjurmë të pashlyeshme në arsimin dhe kërkimin shkencor shqiptar. 

Kjo humbje e madhe trondit, jo vetëm familjen dhe miqtë e tij, por dhe gjithë komunitetin universitar, që e ka njohur atë si një figurë të ndritur të dijes dhe integritetit.

Sot, në këtë ditë ndarjeje, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje mençurinë dhe profesionalizmin e Prof. Dr. Selman Shemes, që do të vazhdojë të ndriçojë mendjet e studentëve dhe kolegëve të tij. 

Auditorët e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe të Universitetit të Tiranës e Tetovës, do ta ruajnë gjithnjë si një figurë frymëzuese, një udhërrëfyes në dije dhe një model të lartë të përkushtimit akademik.

Humbja e tij lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla, duke udhëhequr brezat e ardhshëm në rrugën e dijes dhe përkushtimit. Pushoftë në paqe!

Prof. Dr. Tonin Gjuraj
Rektor i UNISHK