• Ankesa

Zyra e Alumnit dhe Karrierës në “Ta tham n’Shkodër”!

Zyra e Alumnit dhe Karrierës mori pjesë në aktivitetin “Ta tham n’Shkodër”, një nismë e organizuar nga Këshilli Vendor Rinor Shkodër. Pjesë e këtij organizimi të bukur studentor ishin edhe studentët tanë të Këshillit Studentor, Loreta Ҫermeli dhe Gjergj Shegaj.

Aktiviteti kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për fuqinë që ka fjala – si të komunikojmë për të ndërtuar të ardhmen.

Arlinda Çausholli, një folëse e njohur dhe motivuese, mbajti një leksion inspirues për të rinjtë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit në ndërtimin e një shoqërie më të mirë. Ajo i inkurajoi të rinjtë të shfrytëzojnë mundësitë për të krijuar ndryshime pozitive.

Përgëzojmë studentët tanë për angazhimin e tyre në nisma të tilla që krijojnë mundësi dhe forcojnë lidhjet mes të rinjve, duke ndihmuar në përmirësimin e mjedisit social dhe profesional në Shkodër