Xhubleta mes së shkuarës dhe së ardhmes

Më 14 dhjetor 2023, në Auditorin A3 të Universitetit, u organizua seminari me titull: "Xhubleta mes së shkuarës dhe së ardhmes" projekt i AICS Tirana, në bashkëpunim me IKR-në (Instituti i Kerkimeve Rurale) dhe me Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi".

Në këtë seminar, ku u bë sensibilizimi për një vlerë unikale, siç është xhubleta, kumtuan edhe dy pedagoge të universitetit tonë, Prof. Dr. Nertila Ljarja dhe Dr. Nirvana Baja.