Workshopi “Pritja dhe Menaxhimi i Rastit nga Punonjësi Social” i zhvilluar nga Klubi Studentor “Observe”, pjesë e departamentit Psikologji-Punë Sociale. E ftuar ishte Msc. Luljeta Alibali, punonjëse sociale pranë Qendrës “Hapa të Lehtë”.
Gjatë aktivitetit u shpjegua parimisht pritja e parë e viktimave të dhunës dhe menaxhimi i rasteve, duke e ndërthurur diskutimin edhe me elemente praktike, raste konkrete anonime dhe zhvillim pyetjesh nga studentët.
Pasioni me të cilin znj. Luljeta Alibali referonte mbi punën e punonjësit social tregon profesionalizëm dhe humanitet, respekt dhe dinjitet për profesionin dhe individët ndihmëkërkues.