Në kuadër të zhvillimit të lëndës së praktikës me studentët e vitit të tretë të programit të studimit Bachelor në “Punë Sociale”, më datë 24.03.2023 në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u organizua workshopi me temë "Prindërit e ardhshëm, sfidë ndaj patriarkalizmit".
I ftuar në këtë aktivitet ishte zoti Suad Arilla, punonjës social i Zyrës për Djem dhe Burra, njëkohësisht edhe Koordinator Rajonal i Urdhrit të Punonjësve Social për Qarkun Shkodër. Qëllimi i këtij takimi ishte promovimi i qasjeve pozitive kundrejt barazisë gjinore dhe përfshirjes në prindërim. Aktiviteti vijioi me diskutime mbi gjininë dhe dinamikat e fuqisë, prindërimin, përkujdesjen dhe ndarjen e marrjes së vendimeve si dhe disa aspekte rreth dhunës, familjeve dhe komuniteteve që e luftojnë dhunën. Tematikat e trajtuara nxitën studentët të reflektonin dhe të shkëmbenin përvojat e tyre personale. Takimi ishte mjaft interaktiv dhe studentët u përfshinë në debate konstruktive.
Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e pedagogeve të lëndës së praktikës Dr. Brilanda Lumanaj dhe Dr. Bujanë Topalli.