Studentët e Masterit profesional në Mësuesi në Gjuhë Letërsi, Bachelor në Gjuhë Letërsi dhe Bachelor në Gazetari Komunikim u bënë pjesë e workshops “Si të shkruajmë në kritikë filmi”. Në kuadër të Idromeno Independent Film Festival të zhvilluar së fundmi në Shkodër, tek Qendra Rinore Atelier, studentët e Masterit profesional në Mësuesi në Gjuhë Letërsi, Bachelor në Gjuhë Letërsi dhe Bachelor në Gazetari Komunikim, (të Fakultetit të Shkencave Shoqërore) u bënë pjesë e workshops “Si të shkruajmë në kritikë filmi”. Lektor i seminarit ishte pedagogu Alment Muho, pedagog në Departamentin e Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.
Seminari u zhvillua në dy ditë, përkatësisht në datat 9.05.2022 dhe 11.05.2022. qëllimi kryesor i tij ishte shkrimi akademik i një kritike filmi, përmes çështjeve:
Historia e shkurtër e historianëve dhe kritikëve më të mirë të filmit ndër vite.
Si evoluoi kritika?
Bazat e analitikës së filmit dhe shembujt e kritikës së filmit.
Procesi i të shkruarit.
Gjithashtu u trajtuan edhe problematikat e kinematografisë dhe metodat e krijimit të një reçensure. Në qendër të diskutimit qenë filmat me karakter apokaliptik, sa të ngjashëm po aq dhe të ndryshëm, si : Sakrifica (1986), Melankolia (2011), dhe një ndër prodhimet më të bujshme të platformës Netflix, Don’t look up (2021).
Në përfundim studentët u pajisën edhe me një çertifikatë pjesëmarrjeje. Lista e studentëve që morën pjesë në të dy seancat e workshopit: Briselda Bushati, Zoje Ndrevataj, Britni Gera,Fatjona Synaj, Ilira Tulaj,Gejsi Tafa, Elhaid Alija, Bardha Halilaj, Estera Mitku, Xhuliana Guri, Blerta Mlloja, Klevisa Bardeli.