• Ankesa

Workshop mbi Zonat e Lagëta – Vlera dhe Ruajtja e Tyre

Sot, në kuadër të Ditës Botërore të Zonave të Lagëta, studentët e Klubit Studentor “FRYMA e Natyrës”, të mbështetur nga Departamenti i Biologjisë dhe Kimisë si dhe Qendra e Studimit të Ujërave, organizuan një workshop mbi rëndësinë e njohjes, ruajtjes dhe promovimit të vlerave ekologjike, ekonomike dhe turistike të këtyre habitateve të çmuara në Shqipëri dhe në Rajonin e Shkodrës.

Studentët që kumtuan për tema të ndryshme të lidhura me natyrën dhe ruajtjen e saj:

Nga niveli “Bachelor”:

Gjergj Shegaj | Sonila Kroni | Angjela Përndreca | Nebra Puçi | Mesejda Lekaj

Nga “Master Shkencor – Biologji Mjedisore”:

Ermira Shaqiri | Sabina Kuluri | Irida Zmijanej

Ky aktivitet u kurua me përkushtim nga pedagogia Aurora Sakej, e cila dha kontributin e saj në organizimin dhe zhvillimin e workshop-it, duke nxitur studentët të reflektojnë mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zonave të lagëta.

Dekani i FSHN, Rrok Smajlaj, i pergëzoi studentët për ketë kontribut të shkelqyer qe japin për mbrojtjen e mjedisit dhe zonave të lagëta.

Të gjithë së bashku, për një mjedis më të pastër dhe një të ardhme të qëndrueshme!