• Ankesa

Workshop mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit në Rajonin e Veriut

u zhvillua me sukses në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, duke sjellë bashkë akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve publike për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit turistik gjithëvjetor në këtë rajon me potencial të jashtëzakonshëm!

Komiteti organizues:

– Mirjam Dibra

– Arjeta Troshani

– Gentian Mema

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues nga institucionet publike të rajonit:

– Bekim Mema – Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik të Qëndrueshëm, Bashkia Shkodër

– Renaldo Xhani – Drejtor i Turizmit dhe Kulturës, Bashkia Lezhë

– Amila Gjyrezi – Drejtore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Shkodër

– Agim Dardha – Drejtor, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Shkodër

Kontributi i tyre ishte me shumë vlerë për të pasuruar diskutimet dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor të turizmit në këtë zonë të pasur me natyrë, kulturë dhe histori.