Kontrolli i Lartë të Shtetit organizoi në mjediset e UNISHK një workshop me temë “Planifikimi i Veprimtarisë Audituese për Vitin 2025”. Ky workshop synon të përmirësojë procesin e auditimit publik, duke mbledhur së bashku ekspertë financiarë, akademikë, si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik për të garantuar praktika auditimi të bazuara në standardet më të larta profesionale.
Rektori Gjuraj e vlerësoi faktin që KLSH zgjodhi Universitetin e Shkodrës për të zhvilluar këtë aktivitet, si një nismë me impakt të madh në përgatitjen e të rinjve për karrierat e tyre, duke i pajisur ata me njohuri të avancuara dhe praktike në fushën e kontrollit financiar, kontabilitetit, auditimit etj.
Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të zgjeruar këtë bashkëpunim përmes leksioneve të hapura nga ekspertët e KLSH-së për studentët e UNISHK-ut. Ky workshop përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të auditorëve, duke u krijuar gjithashtu të rinjve mundësinë për t’u përgatitur në mënyrë gjithëpërfshirëse me njohuri dhe përvoja të dobishme për të ardhmen e tyre profesionale.