Sot, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, së bashku me Zv. Rektoren Eliana Laçej, pritën sekretaret mësimore të fakulteteve për t’i përgëzuar për punën e përkushtuar gjatë periudhës së regjistrimeve për vitin akademik 2025–2026.
Rektori dhe Zv. Rektorja shprehën mirënjohjen për profesionalizmin, devocionin dhe kujdesin që stafi administrativ ka treguar në shërbim të studentëve dhe strukturave akademike, duke theksuar se puna e tyre është thelbësore për funksionimin efikas të Universitetit.
Në fjalën e tij, Rektori Gjuraj nënvizoi se “puna dhe serioziteti juaj janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ndalimin e rënies së numrit të studentëve në Universitetin tonë”, duke e cilësuar këtë si një arritje të përbashkët të gjithë trupës akademike dhe administrative.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për korrektesë, cilësi dhe shpejtësi në shërbim ndaj studentëve, si dhe rigorozitet në zbatimin e kuadrit rregullator, duke vlerësuar se këto janë elementë thelbësorë për të garantuar standarde të larta pune dhe besueshmëri institucionale.
Një vlerësim të veçantë mori Endrita Dizdari, kryesekretare e Universitetit, për profesionalizmin, korrektësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ofron të gjitha strukturave akademike e administrative të UNISHK, duke shërbyer si shembull i përkushtimit dhe efikasitetit në punë.
Sekretaret mësimore që morën pjesë në takim dhe ndanë përvoja mbi mbarëvajtjen e punës ishin:
Fakulteti i Shkencave të Edukimit (FSHE) – Kozeta Bushati, Azra Zmijanej
Fakulteti i Shkencave Natyrore (FSHN) – Vjola Saiti, Paola Mesi, Doris Miruku
Fakulteti Ekonomik (FE) – Amina Lici, Borana Gjylbegaj
Fakulteti i Shkencave Shoqërore (FSHSH) – Ardjana Loku, Elsa Aga
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH) – Arjeta Quku
Fakulteti i Drejtësisë (FD) – Brunilda Kopshtari
Takimi u përmbyll me falënderime dhe urime për një vit të ri akademik me energji të reja dhe bashkëpunim të frytshëm në shërbim të studentëve.
