Vizitë studimore në Romë në vijim të projektit VALEU_X

Nga data 19-21 u zhvillua në Romë vizita studimore e organizuar nga UNIMED. Ishin të pranishëm të gjithë partnerët e projektit VALEU_X. Nga universiteti ynë ishin pedagogët: prof. as. Dr. Arjana Laçej, prof. dr. Mimoza Priku, prof. as. dr. Rrezarta Draçini dhe Dr. Arselida Mashaj.

Duke qenë se synimi kryesor i këtij projekti është të mësuarit dhe shkëmbimi virtual, u vizituan institucione të arsimit të lartë të cilat kanë praktika të mira në e-learning. Gjatë ditës së parë u diskutua mbarëvajtja e kurseve VCL të organizuara nga secili universitet shqiptar që është partner në këtë projekt dhe u mbajt në vëmendje e ardhmja e metodave virtuale edhe pas mbarimit të këtij projekti. Pjesë e këtij organizimi ishte edhe grupi fitues i studentëve që morën pjesë në International VSCL, UNICORN Albania. Gjatë këtyre ditëve u zhvillua një vizitë në UNINETTUNO (Università Telematica Internazionale), i cili praktikon aktivitete ndërkombëtarëzisuese përmes metodava virtuale. U prezantuan të gjitha fakutetet e këtij universiteti sipas cikleve të studimit duke u vënë theksi tek zbatimi i metodave e-learning.

Vizita tjetër u zhvillua në Akademinë FAO e cila ofron mbi 500 kurse përmes të mësuarit virtual. Kjo akademi bashkëpunon me mbi 300 partnerë në të gjithë botën dhe ishin të hapur edhe për bashkëpunime të reja.