• Ankesa

Vizitë Studimore në Qendrën Muzeale “Ndre Mjeda” Një Udhëtim në Krijimtarinë e Poetit

Vizitë studimore në Qendrën Muzeale “Ndre Mjeda”, Kukël!

Një udhëtim në mendjen dhe shpirtin e një prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare!

Në përmbyllje të lëndës “Letërsi Shqipe”, studentët e vitit të tretë, Bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, së bashku me lektoren Prof. Elindë Dibra, realizuan një vizitë studimore në Qendrën Muzeale “Ndre Mjeda” në Kukël. Ky vend historik ishte shtëpia shpirtërore dhe krijuese e poetit dhe gjuhëtarit të madh, ku ai ka shërbyer për mbi 30 vite si famullitar dhe ka shkruar disa nga veprat më të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Çfarë përjetuan studentët?

Një udhëtim në kohë mes dorëshkrimeve dhe veprave të Mjedës

Njohje me ambientet ku ai studioi dhe krijoi

Reflektim mbi ndikimin e mjedisit dhe kulturës në krijimtarinë letrare

Kjo vizitë i ndihmoi studentët të lidhnin njohuritë teorike me mjedisin që frymëzoi Mjedën, duke kuptuar më thellë rolin e natyrës dhe historisë në letërsinë shqiptare.

Qendra muzeale “Ndre Mjeda” është mikpritëse e vazhdueshme e grupeve studentore dhe bashkëorganizuese me Univeristetin e Shkodrës e disa aktiviteteve kulturore.

#NdreMjeda #VizitëStudimore #LetërsiShqipe #TrashëgimiKulturore #UniversitetiShkod