Më 9 dhe 10 maj 2024, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Credit Mobility mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universitetit Vechta, Gjermani, stafi i përbërë nga Steven Zurek, Kerstin Abeln, Silke Bullermann, Franziska Thie, Hubert Hill, Christian Meyer dhe Mathias Krug vijuan vizitat sipas axhendës, fokusi i së cilës ishte shkëmbimi i eksperinecave, si dhe zgjerimi i fushave të bashkëpunimit.
Ditën e enjte, më 9 maj, ata vizituan Muzeun Kombëtar Marubi, ndërsa ditën e premte ata e përfunduan axhendën e tyre me një vizitë te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder.
Qëllimi i këtyre vizitave ishte shkëmbimi i eksperiencave në fushën e ndërkombëtarizimit, mbështetjes për studentët dhe nxitjes së aktiviteteve dhe mobiliteteve të përbashkëta.