Vizitë studimore e studentëve të gazetarisë së Universitetit të Novi Sadit në Shkodër

Një grup i studentëve të gazetarisë së Universitetit të Novi Sadit kanë qëndruar për vizitë studimore në Shkodër, më 9-11 dhjetor 2022.
Gjatë vizitës së tyre ata janë takuar me disa studentë të programit të studimit Gazetari-Komunikim të USH-së, kanë vizituar laboratorin e radios dhe televizionit, disa media lokale në Shkodër, Kalanë Rozafa dhe monumente të tjera të trashëgimisë kulturore në Shkodër.

Vizita është zhvilluar në kuadër të projektit “Ndërtimi i urave” (Building bridges), i cili realizohet me mbështetjen e OSBE-së. Në muajin maj studentët e programit të studimit Gazetari-Komunikim të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” morën pjesë në edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të studentëve të gazetarisë “On the Record” në Novi Sad, ku u shpërblyen me Çmimin e Parë në kategorinë e prodhimit televiziv.