Diten e premte, më 17 nëntor 2023, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u vizitua nga një grup i madh punonjësish të administratës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Miqtë nga Kosova u pritën nga Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira dhe Administratori, zoti Admir Uruçi.
Më pas ata patën mundësi të dëgjonin prezantime per punen e drejtorive te ndryshme, ku u vu theksi te çeshtje te studenteve, nderkombetarizimi, financa, IT, si dhe projekte te ndryshme ku universiteti ynë eshte pjese.
Miqtë nga Kosova, në fund të vizitës në universitetin tonë, vizituan Biblioteken Shkencore te Universitetit.