Vizitë në Qendrën Komunitare “Për Familjen” Nr. 4

Vizitë në Qendrën Komunitare “Për Familjen” Nr. 4, nga studentët e Klubit “Observe” të departamentit Psikologji-Punë Sociale. 

Klubi “Observe”, pjesë e departamentit Psikologji-Punë Sociale, realizoi këtë vizitë në bashkëpunim me studentët e Psikologjisë, Punës Sociale në Qendrën Komunitare “Për Familjen” Nr. 4.

Studentët vizituan Qendrën, duke krijuar një atmosferë ndryshe për të moshuarit që merrnin shërbimin ditor, duke u bërë pjesë e grupeve të lojës dhe duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. 

Të moshuarit shprehën dëshirën dhe nevojën për sa më shumë vizita të tilla nga të rinjtë, të cilët sjellin një frymë të re në ambientet e tyre.