• Ankesa

Vizitë në Bibliotekën Shkencore Universitare – Java e Mirëseardhjes në FE

Në ditën e dytë të Javës së Mirëseardhjes, studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik vizituan Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

Nën shoqërimin e Zv. Dekanes, Ardita Boriçi dhe koordinatorëve të programeve, Alba Berberi, Peter Saraçi dhe Sead Baraku, studentët u njohën nga afër me hapësirat dhe shërbimet që ofron biblioteka universitare.

Drejtoresha e Bibliotekës, Alketa Bekteshi, theksoi rëndësinë e bibliotekës në mbështetjen e studimeve dhe kërkimeve shkencore, ndërsa stafi demonstroi përdorimin e katalogut elektronik, burimeve dixhitale dhe platformës COBISS.

Vizita u përmbyll me anëtarësime të reja dhe me dëshirën e studentëve për ta shfrytëzuar bibliotekën si hapësirë dijes e zhvillimi profesional.