• Ankesa

Vizitë në Bibliotekën e Universitetit - Java e Mirëseardhjes në FSHSH!

Në kuadër të javës së mirëseardhjes, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore zhvilluan një vizitë orientuese në Bibliotekën e Universitetit. Studentët u pritën ngrohtësisht nga drejtoresha, znj. Alketa Bekteshi dhe stafi i bibliotekës.

Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me:

ambientet e bibliotekës

fondin e pasur të librave dhe materialeve shkencore

si dhe shërbimet online që ajo ofron për studim dhe kërkim akademik përmes platformave:

adsh.unishk.edu.al

– Arkiva Digjitale Shkencore,

bush.unishk.edu.al

– Biblioteka Universitare Shkodër,

cobbis.net

– katalogu kombëtar i bibliotekave shqiptare.

Studentët e FSHSH-së u bënë anëtarët më të rinj të bibliotekës, duke u pajisur me librezë anëtarësie dhe duke hedhur hapat e parë drejt një rrugëtimi universitar të mbështetur në dije, kërkim dhe bashkëpunim.