Delegacioni i Universitetit të Shkodrës, i kryesuar nga rektorja Prof.Dr.Rajmonda Këçira dhe i shoqëruar nga Dr. Roland Dodani, koordinator akademik i mobiliteteve Erasmus KA171, mes Universitetit të Shkodrës dhe atij të Bergamos, si dhe zoti Erard Çurçija, Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë, vizituan Universitetin e Bergamos, Itali, në kuadër të bashkëpunimit mes dy universiteteve, nga data 08.01.2024 deri 10.01.2024.
Me datë 09.01.2024 u zhvillua takimi me Rektorin e Universitetit të Bergamos, Prof.Dr. Sergio Cavalieri, zëvendës rektorin për Marrëdhëniet me Jashtë, Prof. Flaminia Nicora, të shoqëruar nga Prof. Emanuele Comi, Prof. Cammarota Mariagrazia, Prof. Barbara Turchetta dhe zj. Blerta Topalli. Në këtë takim u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy universiteteve, nënshkrimin e marrëveshjes kuadër mes dy universiteteve, si dhe çështjet të lidhura me mobilitetin Erasmus KA 171, midis dy universiteteve. Gjithashtu, u ra dakord edhe për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit për mobilitetet Erasmus KA 171, që aktualisht është e fokusuar vetëm në fushën e drejtësisë.
Me 10.01.2024 u zhvillua takimi me Prof. Corrado Del BO, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Bergamos. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësinë e zhvillimit të mobiliteteve të reja të ndërsjella të stafit dhe studenteve, si dhe u ra dakord për pjesëmarrjen dhe organizimin e konferencave shkencore dhe tryezave të rrumbullakëta.