Gjatë periudhës maj-qershor 2021 në kuadër të projektit IDEA të programit Erasmus+ Capacity Building in the Higher Education u realizuan tre vizita virtuale në universitetin e Athinës, Greqi (12-18 maj), në universitetin Limerick, Çeki (24-28 maj) dhe në universitetin e Masarik, Irlandë (14-17 qershor )
Në këto aktivitete universiteti ynë përfaqësohet nga një grup pune, me pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës, grup i cili do të mbështetë implementimin e tij në të ardhmen. Gjatë këtyre vizitave virtuale, grupi I punës u njoh me përvojat dhe strukturat e ngritura pranë këtyre universiteteve, teknologjitë assistive, transportin, shërbimin vullnetar në mbështetje te studentëve me aftësi të kufizuara në këto universitete.