Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti sot një delegacion akademik nga Departamenti i Shkencave Konjitive, Psikologjike, Pedagogjike dhe Studimeve Kulturore të Universitetit të Messinës, në kuadër të Konferencës së XX-të Ndërkombëtare dhe Ndërdisiplinare që këtë vit u zhvillua në Shkodër.
Pjesë e vizitës ishin:
• Prof. Assoc. Dr. Simona Massimino
• Prof. Dr. Carmelo Maria Porto, Drejtues i Departamentit
• Prof. Dr. Carmelo Mario Vicario
Delegacioni u prit në një takim zyrtar nga Rektori, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, së bashku me Dr. Elona Hasmujaj, Drejtuese e Departamentit të Psikologjisë dhe Punës Sociale, dhe Dr. Jonida Lesha, pedagoge e këtij departamenti.
Gjatë takimit u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi akademik, shkëmbime pedagogësh dhe studentësh, si dhe hapa konkretë drejt projekteve të përbashkëta kërkimore, me synim forcimin e inovacionit dhe zhvillimit shkencor në fushën e psikologjisë.
