Rektori Gjuraj priti sot znj. Laure Castin, drejtoreshë rajonale e AUF – Agence Universitaire de la Francophonie, rrjeti kryesor universitar në botë me mbi 1000 universitete dhe qendra kërkimore-shkencore nga afro 120 vende .
Zonja Castin theksoi se AUF do të vazhdojë të promovojë solidaritetin midis institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor për zbatimin e projekteve që transformojnë konkretisht sistemin universitar, si dhe do të ofrojë mbështetje dhe këshilla për hartimin dhe monitorimin e projekteve, duke lehtësuar ndarjen e praktikave të mira, ekspertizës dhe inovacioneve .
Në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK, rektori Gjuraj shprehu gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin me AUF, duke dhënë ide konkrete për programe ndërdisiplinare, co-tutorials dhe bashkëpunime me universitetet frankofone